Ditën e dielë forcat japoneze të vetëmbrojtjes gjetën një nëndetëse të paidentifikuar në afërsi të kufirit të Japonisë.

"Njësia ajrore e forcave ushtarako-detare të vetëmbrojtjes, në zonën e ndodhur pranë hapësirës ujore të Japonisë në jug të ishullit Kumejima, zbuloi një nëndetëse me përkatësi të panjohur kombëtare, e cila po zhvendosej për në lindje", - thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes të vendit.

0Njoftohet gjithashtu se më 2 maj në zonën pranë kufitare me ujërat territoriale të Japonisë, në perëndim të Ishullit Amami Oshima, për një kohë të shkurtër hyri gjithashtu një nëndetëse e paidentifikuar.