Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës ndërpreu hetimin lidhur me çështjen e vrasjes së deputetit të Verhovnaja Rada, Eugjeni Shçerban, në vitin 1996, për organizimin e të cilës dyshohej ish-Kryeministrja Julia Timoshenko.

Siç njoftoi ditën e hënë avokati i Julia Timoshenko, Sergei Vllasenko, hetimi është ndërprerë më 26 prill.

0Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës rifilloi hetimin në lidhje me faktin e vrasjes së Eugjeni Shçerban në prill të vitit 2012, pasi djali i politikanit të vrarë paraqiti dokumente të reja lidhur me rastin në fjalë. Prokuroria e konsideroi me vend faktin se këto letra mund të dëshmojnë mbi përfshirjen në krim të Julia Timoshenko dhe Pavell Llazarenko, i cili ka qenë Kryeministër i Ukrainës në vitet 1996-1997.