Deputeti i Dumës Shtetërore, Mihaill Degtiarjov, propozoi ndalimin e ruajtjes dhe qarkullimin e dollarëve amerikanë në Rusi. Ai ka përgatitur një projektligj përkatës në lidhje me këtë ide. Nevojën për ndalimin e dollarëve amerikanë Mihaill Degtiarjov e shpjegoi me kujdesin në lidhje me kursimet e qytetarëve rusë.

"Nëse kjo gjë nuk do të bëhet tani, atëherë në 5 vitet e ardhshme qeveria do të duhet të ndihmojë zotëruesit rusë të dollarëve, si viktima të një piramide financiare", - deklaroi deputeti.

0Në projektligjiin në fjalë në mënyrë të veçantë përcaktohet se ai nuk do të prekë asnjë valutë tjetër përveç dollarëve amerikanë.