Një gjuajtës i Forcave Ushtarake Ajrore të Jemenit u rrëzua sot në jug të qytetit Sana’a. Siç njoftohet, aeroplani ra në një lagje të banuar të qytetit. Si rezultat, në vendin e rrëzimit të tij disa shtëpi u përfshinë nga një zjarr i madh.

0Piloti i gjuajtësit ka humbur jetën. Janë marrë informacione mbi të vdekur dhe të lënduar në mesin e banorëve të qytetit, por numri i saktë i viktimave nuk është përcaktuar ende.