Komandanti i ekuipazhit të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN), Christopher Hadfield, regjistroi në bordin e Stacionit një videoklip me këngën e David Bowie "Space Oddity".

Në mikroblogun e vet në Twitter Christopher Hadfield shkruante: "Me respekt ndaj gjeniut David Bowie, ja " Space Oddity" e regjistruar në SKN. Vështrim i fundit mbi botën".

Në videoklip Christopher Hadfield këndon dhe luan në kitarë në ambientet e SKN-së, ndërkohë që shoqërimi muzikor është regjistruar në Tokë. Christopher Hadfield bëri disa ndryshime në këngë dhe, në veçanti, përmendi në të anijen kozmike "Soyuz", e cila duhet ta kthejë atë në Stacion.

Link-u me videon e Christopher Hadfield u shfaq edhe në mikroblogun zyrtar në Twitter të David Bowie, i cili e shoqëroi atë me fjalët "Hallo spaceboy".