Grupi islamist nigerian "Boko Haram" publikoi një video me gra dhe fëmijë, të cilët, sipas konfirmimit të militantëve, u rrëmbyen si kundërpërgjigje ndaj ndalimit të fëmijëve të militantëve nga ushtria e vendit.

Në mesazhin video Kreu i grupit Abubakar Shekau konfirmoi se vartësit e tij ishin përgjegjës për dy sulmet e fundit në verilindje të Nigerisë, duke akuzuar forcat e sigurisë për vdekjen e civilëve.

Aktualisht nuk dihet se sa persona mbahen peng nga islamistët. Nëse konfirmohet deklarata e militantëve, ky do të jetë rasti i parë kur "Boko Haram" merr peng shtetas nigerianë.