Autoritetet islamike të Rripit të Gazës po shkatërrojnë portin e lashtë Anthedon, duke dislokuar atje një kamp militantësh dhe duke planifikuar ndërtimin e shtëpive të banimit mbi rrënojat që datojnë 3000 vjet.

Anthedon, i cili ka ekzistuar që nga shekulli IX para e. s. e deri në shekullin XII pas lindjes së Krishtit, është përdorur nga babilonasit dhe asirianët, persianët dhe grekët, romakët dhe arabët. Ai përmendet në dorëshkrimet e dijetarëve të lashtë si një prej limaneve kryesorë të Mesdheut lindor.

Thirrjeve për të ndaluar shkatërrimin e trashëgimisë kulturore të lashtësisë autoritetet lokale u përgjigjen që ata nuk janë të sigurt për rëndësinë historike të këtij vendi.