Grupi i hakerëve “Anonymous” theu faqen e Internetit (site) të Radiostacionit "Zëri i Koresë", i cili transmeton emisionet e veta për vendet e huaja. Informacioni mbi sulmimin e faqes së Internetit të Radiostacionit koreanoverior u shfaq në mikroblogun e grupit “Anonymous” në Twitter (@AnonyOpsKorea).

Si dëshmi faktike të pohimit të tyre hakerët postuan një foto të faqes kryesore të site të Radiostacionit me logon dhe shënimin "hacked" në qendër.

Grupi i hakerëve “Anonymous” njoftoi gjithashtu mbi sulme të kryera ndaj faqes së Internetit të propagandës së Koresë së Veriut dhe faqes së Internetit të Agjencisë informative KCNA, por nuk dihet nëse kanë rezultuar apo jo ato të suksesshme.

0Siç njoftojnë hakerët, një sulm më i madh ndaj faqeve të Internetit të Koresë së Veriut planifikohet për më 25 qershor, në datën e fillimit të Luftës Koreane të viteve 1950-1953.