Forcat Ushtarake Ajrore të SHBA-së filluan stërvitjet 2-javore në Poloni. Për të marrë pjesë në këto manovra në vend mbërritën rreth 150 pilotë amerikanë dhe 6 avionë bombardues "F-16". Ata janë dislokuar në bazën e aviacionit taktik në qytetin e Lask. Ushtarakët amerikanë do të qëndrojnë në Poloni deri më 26 maj.

Sipas fjalëve të Kreut të Forcave Ushtarake Ajrore polake, Gjeneralit Lech Majewski, qëllimi kryesor i stërvitjeve është rritja e kualifikimit të pilotëve polakë.

"Mësimet e nxjerra nga bashkëpunimi i përditshëm me amerikanët dhe përvoja e fituar do të përdoren gjatë përgatitjes së njësive tona për zbatimin e detyrave që rrjedhin nga detyrimet polake në lidhje me pjesëmarrjen në NATO", - tha ai.