Në postin e komandantit të ri të Korpusit Evropian, i cili përfshin në vetvete Forcat e Reagimit të Shpejtë të Bashkimit Evropian, më 28 qershor do të vijë Gjeneral-majori belg, Guy Buchsenschmidt.

Komandimi i Korpusit Evropian realizohet sipas parimit të rotacionit. Guy Buchsenschmidt do ta kryesojë atë për 2 vjet.

0Korpusi Evropian është krijuar në vitin 1992 me iniciativën e Francës dhe Gjermanisë për zhvillimin e operacioneve paqeruajtëse dhe humanitare. Përveç trupave ushtarake franceze dhe gjermane, Korpusi është kompletuar me ushtarë nga Belgjika, Spanja dhe Luksemburgu. Gjithsej në Korpusin Evropian shërbejnë rreth 67 mijë ushtarakë.