Ilich Ramirez Sanchez, i njohur më mirë si Carlos the Jackal, foli në seancën gjyqësore të gjykatës së apelit të kërkuar nga mbrojtja e tij, duke kundërshtuar dënimin me burgim të përjetshëm për organizimin e shpërthimeve në Francë.

Aktakuzat e ngritura kundër Carlos-it kanë të bëjnë me katër sulme në Francë në vitin 1982 dhe 1983, si pasojë e të cilave humbën jetën 11 persona dhe u plagosën 100 të tjerë.

63-vjeçari venezuelian fitoi famë në mbarë botën gjatë viteve të Luftës së Ftohtë. Ai ishte organizatori i shpërthimeve, rrëmbimeve, vrasjeve dhe pengmarrjeve të shumta.

Ndër admiruesit e Çakallit (the Jackal) ishte edhe Presidenti i ndjerë i Venezuelës, Hugo Chavez.