Në Britaninë e Madhe u zhvilluan testimet e para të një avioni pasagjerësh pa pilot, i cili në fluturim u komandua vetëm nga sinjalet e shërbimeve tokësore.

Aeroplani rajonal “British Aerospace Jetstream” përfundoi fluturimin vajtje-ardhje nga qarku Lancashire deri në Skoci. Gjatë gjithë rrugës, e cila ishte gjithsej 800 km, avioni ka kryer manovrat duke ndjekur udhëzimet e operatorit nga terreni. Piloti në bord mori përsipër drejtimin e avionit vetëm gjatë ngritjes dhe uljes.

0Gjatë fluturimit u zhvillua testimi i sistemit të pikasjes së pengesave ajrore dhe anashkalimit të përplasjeve, i cili mund të zëvendësojë pilotin në bord.