Lartësia e godinës arriti 541 metërshin e planifikuar nga projektuesit, njoftojnë ditën e premte mediat amerikane. Pinakulli (maja) me peshë 758 ton do të shërbejë si antenë, lartësia e të cilës është 125 metra.

Ndërtesa u ngrit në këndin veriperëndimor të territorit, në të cilin ndodheshin më parë rrokaqienjtë (kullat binjake) e shkatërruar gjatë sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001.

Planifikohet që World Trade Center-1 (Qendra Mbarëbotërore e Tregtisë №1) të fillojë punë në vitin 2014.