Numri i të lënduarve për shkak të zjarrit që përfshiu një tren mallrash në qarkun e Rostovit (jugu i Rusisë) ka arritur deri në 52 persona, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë për qarkun e Rostovit.

Përfshirja e trenit nga zjarri, dalja e vagonave nga shinat dhe shpërthimi pasues ndodhi natën në të gdhirë të së enjtes.

Treni transportonte cisterna me kimikate, benzinë dhe mazut.