0Hulumtimi i detajuar i tij do të mundësojë rikonstruktimin e historisë kohëgjatë të lëvizjes së akullnajave, dhe rrjedhimisht atë të ndryshimeve klimatike në zonën Subpolare.

Në fundin e rezervuarit unikal natyror do të shpojnë një pus. Analiza e sedimenteve të fundit të liqenit do të shpjegojë jo vetëm historinë e krijimit të Tocos së Madh, por edhe të liqeneve të tjera aty pranë dhe zonës përreth.

Jakutia (Yakutia) quhet toka e liqeneve dhe akullnajave, në bazë të studimit të të cilave, në parim, mund të restaurohet paleogjeografia e zonës Subpolare dhe madje të hidhet vështrimi në të ardhmen e tij klimatike. Kjo është arsyeja pse ekspedita shkaktoi një interes serioz, mjaft të gjallë ndërkombëtar.

Në projektin në fjalë janë përfshirë shkencëtarë të Universitetit Federal Veri-Lindor të Rusisë si dhe të një sërë universiteteve të Gjermanisë. Njëri nga udhëheqësit e projektit është paleogjeografi i njohur rus nga Shën Petersburgu, Dimitri Subetto. Nga ana e palës gjermane ekspeditën do ta kryesojë Prof. Dr. Bernhard Diekmann nga Instituti për Kërkime Polare dhe Detare të qytetit të Potsdamit.

0Glaciologët theksojnë në mënyrë të përsëritur se akullnajat në zonën Subpolare kanë filluar të shkrijnë. Kjo shkakton rritjen e nivelit të ujit në lumenj dhe liqene. Sipas mendimit të shkencëtarëve, këto procese dëshmojnë qartë për ngrohjen e klimës.