Ditën e mërkurë dhe të enjte njësitë e forcave speciale antiterroriste të policisë kombëtare të Indonezisë “Densus 88” asgjësuan fizikisht 7 terroristë të dyshuar dhe arrestuan 13 prej tyre, deklaroi Gjenerali i policisë, Boy Rufli Amar.

"Në momentin e arrestimit të dyshuarit planifikonin të kryenin një grabitje në rajonin Kebumen (provinca Central Java)", shtoi ai.

Islamistët radikalë grabisnin banka dhe dyqane bizhuterish për të financuar aktivitetin terrorist në ishullin e madh të Indonezisë - Sulawesi, në pjesën qendrore të të cilit prej kohësh zhvillohen përleshje midis komuniteteve myslimane dhe atyre të krishtere, njofton ditën e premte gazeta “Jakarta Post”.