Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill mbërriti të premten në mëngjes në Pekin, duke filluar kështu vizitën e tij në Kinë, e cila do të zgjasë deri më 15 maj.

Gjatë vizitës Patriarku Kirill do të takohet me autoritetet e Kinës si dhe me besimtarët orthodhoksë në territorin e ambasadës ruse në Pekin.

Në kryeqytetin kinez ai do të vizitojë Tempullin Uspenskij (dell'Assunzione), të restauruar me mbështetjen e drejtpërdrejtë të tij, në të cilën ndodhet muzeu i Misionit fetar rus në Kinë.