Të enjten Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, shprehu keqardhjen e vet në lidhje me faktin se grupi prej 15 ekspertësh ende nuk ka arritur të gjejë vendet, ku pretendohet të ketë patur sulme me armë kimike.

Fakti që autoritetet siriane nuk lejojnë inspektorët ndërkombëtarë të hyjnë në vend nuk do të bëhet aspak pengesë për hetimet e mëtejshme, deklaroi ai.

"Ne vazhdojmë ende të shpresojmë se qeveria siriane do të lejojë kryerjen e hetimeve", theksoi Ban Ki-moon.

Damasku fajëson luftëtarët e opozitës për faktin se më 19 mars këta të fundit shpërthyen një predhë me substanca toksike në rrethinat e qytetit të Aleppo-s.