Të shtunën astronautët e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN), respektivisht Thomas Mashburn dhe Christopher Cassidy, do të ndërmarrin një dalje të paplanifikuar në kozmos të hapur për të zbuluar vendin e rrjedhjes së amoniakut, njoftoi një burim në sferën e kozmonautikës.

Sipas informacionit të publikuar më parë në faqen e Internetit të NASA-s, "ekuipazhi i ekspeditës së 35-të njoftoi se ka parë flokë të vogla të bardha që dilnin nga një seksion i SKN-së".

Më pas ekuipazhi konfirmoi se shpejtësia e rrjedhjes së amoniakut nga sistemi ftohës është rritur.

Sipas fjalëve të burimit, pala ruse është informuar tashmë për daljen e parashikuar të astronautëve në kozmos të hapur.

NASA siguron ndërkaq se "Stacioni Kozmik vazhdon të punojë normalisht dhe se ekuipazhi nuk është në rrezik".