Policia po kontrollon godinën e një qendre tregtare në juglindje të Moskës, pas njoftimit mbi vendosjen gjoja atje të një bombe, informuan në shërbimin për shtyp të policisë së kryeqytetit rus.

"Mesazhi mbi vendosjen e një mekanizmi shpërthyes në qendrën tregtare erdhi nga një i panjohur më 17:23 sipas orës së Moskës", tha burimi.

Policët duhet të përcaktojnë identitetin e telefonuesit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë, nga godina u evakuuan 200 vetë - personel dhe vizitorë.