Gjatë këtij viti Japonia ka ndërmend të vazhdojë diskutimin e problemit territorial të Ishujve Kurilet Jugore (Lindja e Largët e Rusisë) me përfaqësuesit e qeverisë ruse, deklaroi sot Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, në emisionin e kanalit televiziv "Fuji Television".

Gjatë kësaj Kryeministri japonez njoftoi se bisedime të tilla mund të mbahen në kuadër të forumeve të ardhshme ndërkombëtare, të tilla si Samiti i qershorit i "Tetëshes së Madhe" në Irlandën e Veriut ose Samiti i Bashkëpunimit Ekonomik të vendeve të rajonit të Azi-Paqësorit në tetor të këtij viti në ishullin indonezian Bali.