Vullkani Shiveluç, i cili është aktivizuar tani në veri të Kamçatkës (Lindja e Largët Ruse), volli një shtyllë gazi dhe hiri që arrin lartësinë deri në 4600 metra mbi nivelin e detit, njoftoi të premten Shërbimi gjeofizik i Akademisë ruse të Shkencave për Kamçatkën.

Vullkanit Shiveluç i është përcaktuat një nga kodet më kërcënuese të rrezikut për aviacionin - ai portokalli, pasi "grimcat e hirit mund të depërtojnë në mekanizmat e avionëve dhe helikopterëve që fluturojnë në linjat e brendshme ajrore duke shkaktuar si pasojë rrëzimin e tyre", shpjegoi gjeofizikani.

Ai gjithashtu theksoi se deri më tani erupsioni i vullkanit nuk përbën rrezik për zonat e banuara rreth e rrotull.

Shiveluç është një nga vullkanet më të mëdhenj në rajon.