Një skuadron luftanijesh dhe anijesh ndihmëse të Flotës ruse të Balltikut hyri në portin grek të Pireut me një vizitë pune, njoftoi shërbimi për shtyp i Flotës Balltike.

Deri më 12 maj skuadroni i anijeve duhet të furnizohet me ujë dhe produkte ushqimore. Gjatë kësaj kohe anëtarët e ekuipazhit do të kenë mundësi të çlodhen dhe të shohin vendet më atraktive të Athinës dhe Pireut.

Pas përfundimit të qëndrimit në portin e Pireut skuadroni i anijeve do të vazhdojë kryerjen e detyrave në përbërje të grupit të anijeve të Flotës Ushtarake Detare ruse në Detin Mesdhe.