Ministri i Jashtëm rus në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, më 9 maj diskutoi situatën aktuale në Siri dhe mënyrat e kapërcimit të konfliktin në këtë vend, njoftoi të premten Ministria e Punëve të Jashtme ruse.

Gjatë bisedës Lavrov përsëriti rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të OKB-së në përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës në Repubikën Arabe të Sirisë.

U theksua domosdoshmëria e thirrjes së një konferencë ndërkombëtare për zbatimin e Komunikatës së Gjenevës të 30 qershorit të vitit 2012, theksoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.