"Midis qytetarëve sirianë që kanë sjellë në spitalet tona ka edhe persona, të cilët janë lënduar nga arma kimike. Është mëse e qartë që regjimi po përdorur armë kimike dhe raketa”, deklaroi Tajip Erdogan në një intervistë për kanalin televiziv amerikan NBC.

Megjithatë, ai nuk përcolli të dhëna konkrete lidhur me vendin dhe kohën e përdorimit të saj.

Kryeministri turk shtoi se "linja e kuqe", pas së cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të fillojnë veprimet ushtarake kundër Presidentit Bashar Al-Assad "ka kohë që është kaluar" dhe i bëri thirrje SHBA-së të marrë më shumë përgjegjësi mbi vete në lidhje me këtë çështje.