Një krim me të vërtetë monstruoz, barbar ka ndodhur në të ashtuquajturin "Fshat i elefantëve" - rezervatin “Dzanga Bai” (Republika e Afrikës Qendrore), thuhet në një komunikatë të Fondit Botëror të Natyrës së Egër (The World Wide Fund for Nature, WWF).

Ditën e hënë 17 kontrabandistë të armatosur mirë, të cilët e quajtën veten përfaqësues të forcave të armatosura të qeverisë tranzitore të Republikës së Afrikës Qendrore, hynë në rezervat dhe filluan të qëllojnë me armë zjarri mbi kafshët, për dhëmbët e fildishtë të të cilavë ka kërkesë të madhe. Me to bëhen sende luksi për shitje.

Në vitin 2002 OKB-ja lejoi pjesërisht tregtinë e fildishit - që atëherë vetëm disa vende mund të tregtojnë një sasi të caktuar të këtij materiali.