Ambasada britanike po largon përkohësisht një pjesë të personelit mbështetës nga Libia "duke marrë parasysh problemet e vazhdueshme të sigurisë dhe paqëndrueshmërisë politike në këtë vend", njofton Agjencia Reuters me referim tek deklarata e Ambasadës.

Ministria e Jashtme u rekomandoi gjithashtu qytetarëve britanikë të përmbahen tani për tani nga udhëtimet në Libi për shkak të përkeqësimit të situatës në fushën e sigurisë.

Në prag mbi tërheqjen e një pjese të personelit të vet nga Tripoli deklaroi edhe Departamenti Amerikan i Shtetit.