Rreth 1.400 banorët e evakuuar për shkak të avarisë, që ndodhi më 6 maj me trenin e ngarkuar me kimikate në Belgjikë, janë kthyer në shtëpitë e tyre, njoftuan të premten mediat lokale.

Gjithsej u evakuuan 1.979 persona që jetojnë në 500 shtëpi një kilometër larg nga vendi i situatës emergjente.

Incidenti ndodhi natën në të gdhirë të 4 majit pranë qytetit të Gent, kur një tren nga Holanda kreu një manovër si pasojë e së cilës disa vagona-cisternë u anuan dhe dolën nga shinat, duke shkaktuar shpërthimin e zjarrit.