Uashingtoni, në mënyrë që të zhdavarisë frikën e Moskës në lidhje me kërcënimin e sistemit amerikan të mbrojtjes antiraket, është i gatshëm të bëjë publike të dhëna që më parë cilësoheshin si sekrete, u tha gazetarëve Kreu i Agjencisë amerikane të sistemit të mbrojtjes antiraket, Nënadmirali James Siring.

Në këtë mënyrë Uashingtoni po përpiqet të minimizojë shqetësimin e Rusisë në lidhje me faktin se sistemi amerikan i mbrojtjes antiraket synon parandalimin e fuqizimit të potencialit bërthamor të Rusisë. Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se sistemi i mbrojtjes antiraket nuk përbën kërcënim për raketat ruse dhe se është i drejtuar vetëm kundër armëve të mundshme bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut.