Autoritetet e Parisit u detyruan të mbyllin tunelin rrugor në rajonin e kullës Eiffel dhe Pallatit “Grand Palais”, ku për shkak të daljes nga shtrati të ujërave të lumit Seine janë përmbytur rrugët përgjatë brigjeve të tij.

Niveli i ujit në njërën nga arteriet ujore kryesore të Republikës, për shkak të shirave të dendur, është rritur me një metër. Shërbimi meteorologjik kombëtar “Meteo France” shpalli nivelin portokalli, të parafundit, të alarmit në Departamentin Aube në verilindje të vendit dhe atë të verdhë - në Paris.