Të mërkurën Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-Hye, bëri me dije kongresmenët amerikanë se nuk do të tolerojë krijimin e një situatë të tillë, si pasojë e së cilës Pheniani do të posedojë armë bërthamore.

Përveç kësaj, gjatë fjalimit të vet në Kongresin Amerikan ajo gjithashtu deklaroi se Koreja e Jugut është e gatshme t’i "japë përgjigjen më vendimtare të mundshme" çfarëdolloj veprimi provokues nga ana e Veriut.

Ndërkohë, Park Geun-Hye theksoi se Koreja e Jugut do të vazhdojë përpjekjet për krijimin e marrëdhënieve të mirëbesimit dhe vendosjen e dialogut me autoritetet e Koresë së Veriut.