Policia përcaktoi identitetin e atyre personave, të cilët kishin planifikuar të enjten pranë Monumentit të Çlirimtarëve në Parkun e Fitores të Rigës veprimtari diskredituese për Letoninë, njoftoi Ministri letonez i Punëve të Brendshme.

"Atyre iu bë thirrje të tërhiqeshin dhe të mos e bënin një gjë të tillë. Personat në fjalë janë identifikuar. Policia e Sigurimit po merr masat e nevojshme", - tha Ministri.

Pranë Monumentit të Çlirimtarëve në Parkun e Fitores festojnë 9 Majin kryesisht banorët rusishtfolës të Rigës. Zyrtarisht në Letoni Dita e shpartallimit të nazizmit dhe e përkujtimit të viktimave të Luftës së Dytë Botërore kremtohet më 8 maj.