Bëhet fjalë për katër agjentë të Interpolit dhe një punonjës të Prokurorisë së Përgjithshme të Meksikës. Ka informacion se ata u zhdukën gjatë rrugës nga qyteti i Chihuahua për në Ciudad Juarez, në kufirin me SHBA-në. Ende nuk ka të dhëna mbi kombësinë e ekspertëve të zhdukur të policisë. Autoritetet lokale në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të Meksikës po hetojnë çështjen.

Shteti i Chihuahua, që ka kufi të përbashkët me SHBA-në, është i njohur që prej kohësh si një kryeurë e trafikimit të drogës. Në territorin e tij operojnë disa banda që luftojnë për kontrollin e këtij biznesi të paligjshëm me përfitime marramendëse.