Një banor i shtetit të Connecticut ka deklaruar gatishmërinë e tij për të dhënë vendin, që i përket atij në varrezat pranë varrit të nënës, për varrimin e Tamerllan Carnaev-it, të dyshuar për kryerjen e akteve terroriste në Boston. Banori i Connecticut është i gatshëm ta bëjë një gjë të tillë në kujtim të nënës së tij, e cila e ka mësuar atë t’i dojë dhe t'i mëshirojë armiqtë e vet.

Sipas fjalëve të amerikanit, vendin në varrezën private ai e ka në pronësi, dhe për këtë arsye askush nuk mund të pengojë synimin e tij për ta përdorur atë sipas dëshirës.