Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë sipas shkallës Rihter ra ditën e enjte në Papua - provincën më lindore të Indonezisë . Nuk ka paralajmërime në lidhje me mundësinë e lindjes së një cunami.

Epiqendra e lëkundjeve nëntokësore ndodhej 84 kilometra në jugperëndim të qytetit Nabire.

Nuk ka ende ndonjë informacion mbi viktima apo shkatërrime të tjera të mundshme.