Në krahinën e Altait dhe në qarqet e Novosibirsk-ut dhe Omsk-ut pritet mot i keq me erëra të forta që në disa vende mund të arrijnë shpejtësinë deri në 27 m/s, njoftuan të enjten qendrat rajonale të Ministrisë ruse të Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ). Përveç kësaj, në këto rajone mund të ketë reshje të fuqishme shiu, stuhi, madje në disa vende edhe breshër.

Dikasteret rajonale të Ministrisë ruse të Situatave të Jashtëzakonshme paralajmërojnë rreth rreziqeve që lidhen me këputjen e telave të tensionit të lartë, avaritë në nënstacionet elektrike dhe rrëzimin e pemëve.