Një autobus u përplas me një kamion në rajonin e aeroportit ndërkombëtar të Pragës “Ruzyne”, i cili mban emrin e Vaclav Havel. Gjatë aksidentit u lënduan 21 persona. Ata u dërguan në spitalet e Pragës. Një grua ka marrë lëndime të rënda.

Policia po heton rrethanat e incidentit të ndodhur.