Në Sheshin e Kuq dolën flamurmbajtësit me Flamurin shtetëror të Federatës Ruse dhe Flamurin e Fitores në Luftën e Madhe Patriotike të viteve 1941-1945. Fillimin e parakalimit ushtarak e pranon Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Gjenerali i ushtrisë Sergei Shoigu. E komandon Paradën Kryekomandanti i trupave të Këmbësorisë, Gjeneral-Koloneli Vladimir Çirkin.

Galeria fotografike

Ministri i Mbrojtjes, në një makinë të hapur, i bie kryq e tërthor Sheshit të Kuq ku janë vendosur kuadratet e trupave që do të parakalojnë, nën shoqërimin e 6 marsheve tradicionale solemne të ekzekutuara nga orkestra e bashkuar ushtarake, në përbërjen e së cilës përfshihen më shumë se 800 muzikantë.

Në paradën e 139-të ushtarake marrin pjesë më shumë se 11.000 ushtarakë të të gjitha llojeve të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse.

Për përsosjen e mëtejshme të cilësisë së trajnimit të trupave në vitin 2013 parashikohet një rritje e qenësishme e numrit të stërvitjeve luftarake. Ndër aktivitetet më kryesore të tyre do të bëhen manovrat strategjike "Perëndimi 2013".

Video