0Specialistët u detyruan të punonin në kushte tejet të vështira: numërimi i tyre ishte i komplikuar për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Megjithatë, edhe për kafshët ishte gjithashtu e pakëndshme lëvizja nëpër pirgjet e dëborës. Prandaj gjurmët e lëna prej tyre në dëborë përqendroheshin në zonat lokale, gjë kjo që përjashtoi propabilitetin e numërimit të të njëjtit individ në itinerarë të ndryshëm. Leopardët u numëruan sipas metodës klasike, e cila përdoret që nga vitet ‘90 të shekullit të kaluar dhe është shumë efektive, për këtë i tregoi Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Zëvendësdrejtoresha për Shkencën e Parkut Kombëtar "Toka e Leopardit", Elena Sallmanova:

- Dallimi i vetëm është se kemi shfrytëzuar njëkohësisht një numër të madh specialistësh numërimi, gjë kjo që lejoi përcaktimin e numrit të leopardëve në afate të shkurtra kohore - për 4 ditë. Nëse më parë me këtë punë merrej një grup i kufizuar shkencëtarësh i përbërë prej 5-6 personash, të cilëve u duheshin rreth 20 ditë për numërimin e leopardëve, tani punon një numër i madh ekspertësh por në një kohë minimale.

Rezultati doli mjaft mbresëlënës. Shkencëtarët flasin për disa sensacione. I pari - numri është rritur dukshëm që nga koha e numërimit të fundit (50 në vend të 30). I dyti - leopardi është zhvendosur në veri. Një individ mashkull dhe një individ femër së bashku me këlyshin e tyre u panë në territorin e rezervatit "Polltavskij". Më parë kufiri verior i habitatit të tyre nuk arrinte deri në këto zona. Pra leopardi "iu përgjigj" faktit që është arritur të krijohet një mbrojtje e besueshme e rezervatit, mendojnë ekspertët. I treti - leopardi ka përvetësuar habitate atipike për të. Një nga pasardhësit e tyre u përshtat për jetesë pranë grykëderdhjes së një lumi të madh, ku praktikisht mungon masivi pyjor. Arsyeja e një shkelje të tillë të traditës - numri i madh i lepujve dhe kaprojve, të cilët janë zhvendosur këtu për shkak të shtresave të trasha të dëborës. Familja e leopardëve kaloi këtu një dimër të qetë dhe me ushqim të bollshëm. Dhe së fundi, sensacioni i katërt - grabitqari me gëzof pulla-pulla ështe vërejtur edhe në pikën më jugore të Rusisë - në kufirin me Korenë e Veriut. Raste të tilla nuk ishin vënë re që në fund të shekullit të kaluar. Ka shumë mundësi që kafsha kalon kufijtë e të tre vendeve dhe vëzhgon pyjet e përshtatshme për jetesë të Kinës, Koresë së Veriut dhe Rusisë. Në fund të vitit të kaluar në Primorje erdhën ekspertët kinezë për të përqafuar përvojën e kolegëve të tyre rusë në numërimin e leopardëve, tregon Elena Sallmanova:

- Teorinë ata e njohin shumë mirë, pasi ka edhe publikime në lidhje me të. Por në praktikë këtë metodë ata nuk e kanë përdorur kurrë. Ata nuk asnjë njohuri se si të numërojnë leopardët në dëbore. Ata erdhën për ta parë këtë me sytë e vet, e studjuan këtë proces dhe tani planifikojnë të bëjnë një numërim të tillë në anën e territorit kinez. Është fakt shumë pozitiv që do përdoret e njëjta metodë: sepse ne mund të krahasojmë rezultatet.

Kur specialistët numëruan gjurmët e leopardëve, ata mundën të fotografojnë një kafshë të mahnitshme - leopardin “me çorape të bardha”. Në bazë të vendndodhjes së pullave në trupin e tij ata kuptuan se ky grabitqar është fokusuar nga objektivat e aparateve fotografike edhe në pranverën e vitit 2012. Imazhet e bëra këtë vit vërtetojnë se kafsha e mrekullueshme me gëzof pulla-pulla sillet në rezervat si zot shtëpie, vënë në dukje shkencëtarët. Megjithatë, ata shprehin shqetësim në lidhje me fatin e tij si dhe fatin e leopardëve të tjerë. Gjatë numërimit të tyre në të njëjtën zonë u gjetën edhe 23 tigra të Amurit - shifër kjo 2 herë më e madhe se ajo e 5 viteve të kaluara. Tigri është konkurrent i leopardit dhe, natyrisht, një kafshë më e madhe dhe më e fuqishme se ai. Shkencëtarët regjistruan në prag dy raste kur tigri ndiqte një leopard, dhe vetëm aftësia e këtij të fundit për t’u ngjitur shpejt e me lehtësi në pemë e shpëtoi macen me pulla nga ajo vija-vija. Sipas fjalëve të ekspertëve, nevojitet një vëmendje e përqëndruar ndaj problemit të ndikimit të grupeve të tigrave të Amurit në popullatën e leopardit të Lindjes së Largët.