Në Republikën Çeke shpërtheu një skandal politik. Ministrin e Punëve të Jashtme, Kontin Karel Shvarzenberg, e zuri gjumi në Parlament gjatë fjalimit të Presidentit të vendit, Milosh Zeman.

Lideri çek foli mbi qëllimet dhe objektivat e politikës së jashtme çeke. Ndërsa Ministri flinte si qengj, për shtatë palë qejfe, pas kurrizit të Presidentit dhe prandaj nuk e dëgjoi zemërimin e shfryrë nga Milosh Zeman në adresë të vet në lidhje me çështjen e emërimit të ambasadorëve të rinj.

Karel Shwarzenberg nuk e humbi aspak torruan dhe u shpreh se në të vërtetë nuk po flinte, por thjesht nuk mund të dëgjonte më fjalimin e mërzitshëm të Presidentit dhe vendosi të pushojë pak.