Ambientalistët po u bien kambanave të alarmin lidhur me pasojat e mundshme negative të aksidentit që ndodhi me trenin e ngarkuar me nënprodukte nafte në qarkun e Rostovit.

"Ky është një aksident shumë serioz, veçanërisht në qoftë se nënproduktet e naftës janë derdhur në afërsi të burimeve të ujit të pijshëm", - tha të enjten Drejtori i programeve të degës ruse të Greenpeace, Ivan Bllokov.

"Gjithsej janë dëmtuar 50 vagona të trenit që po transportonte disa dhjetëra mijëra ton naftë. Kjo është një sasi me të vërtetë e madhe. Unë mund të parashikoj madje shpalljen e situatës së jashtëzakonshme në afërsi të vendit të aksidentit", - tha Ivan Bllokov.