Numri i viktimave, si rezultat i daljes nga shinat të cisternave dhe më pas të marrjes flakë të disave prej tyre në qarkun e Rostovit, u rrit deri në 27 persona, njoftoi zëdhënësi i Qendrës Rajonale Jugore të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë.

Nga shinat dolën 17 vagona-cisternë, të cilët ishin të mbushur me naftë. Më herët kompania shtetërore "Hekurudhat Ruse" pati njoftuar se si pasojë e incidentit ishin lënduar anëtarët e ekuipazhit të lokomotivës.