Presidenti i Rusisë Vladimir Putin shkarkoi Vlladisllav Surkov nga posti i Zëvendëskryeministrit - Drejtuesit të aparatit të qeverisë ruse, njofton ditën e mërkurë shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Vlladisllav Surkov dha dorëheqjen vullnetarisht nga posti i vet, thuhet në njoftim.

0Vlladisllav Surkov u emërua Zëvendëskryetar i qeverisë - Drejtues i aparatit të Kabinetit të Ministrave - në fund të dhjetorit të vitit 2011. Ai drejtonte veprimtarinë ligjvënëse, politikën shtetërore në fushën e mediave, zhvillimin e reformës administrative, çështjet e shërbimit civil, veprimtarinë inovative si dhe ndërveprimin me organizatat fetare.