Ditën e mërkurë trupat e qeverisë siriane dëbuan rebelët nga qyteti Khirbet Ghazaleh në provincën Daraa në jug të vendit, njoftojnë mediat perëndimore me referim tek rrëfimet e opozitarëve.

0Përmes këtij qyteti kalon autostrada që lidh Jordaninë me kryeqytetin e provincës me të njëjtin emër. Tani rebelët druhen se trupat e Presidentin të Sirisë, Bashar Al-Assad, do të rimarrin në duart e tyre kontrollin mbi rrugën, nëpërmjet të cilës mund të dërgohen armatimet dhe municionet në provincën Daraa, vihet në dukje në njoftimet e mediave.