0Valentin Ivanov dhe Karl Kul janë ushtarë të një lufte. Por sa të ndryshme janë kujtimet e tyre! Kujtimet e Valentin Ivanov "Lufta përmes syve të togerit" është e ashtuquajtura e vërtetë e llogoreve, jeta në kohën e luftës në të gjitha manifestimet e saj, nga më tragjiket deri te komiket. Tragjike, natyrisht, ka më shumë: Valentin Ivanov është plagosur gjatë saj katër herë, humbi krahun e tij të djathtë në betejën për çlirimin e qytetit polak Poznan. Kujtimet e Carl Kul janë gjithashtu mjaft tragjike. Kul ka luftuar në frontin sovjetiko-gjerman dhe në fund të luftës ai u mor rob. Pas kësaj 5 vjet së bashku me robërit ushtarakë-bashkatdhetarë të vet ka punuar në minierat sovjetike të nxjerrjes së qymyrit. Rrethanat e kapjes së vet - ndërsa kjo ka ndodhur gati 70 vjet më parë në Krime - ai i kujton aq qartë, sikur të ishte dje:

- Artileria sovjetike filloi të bombardonte me përpikëri të lartë pozicionet tona dhe ne qemë të detyruar të fshiheshim në llogore. Në rajonin e Sevastopolit neve na u afruan shumë trupat sovjetike. Ne ishim ngulitur në pikën më të skajshme të limanit në përpjekje për t'i rezistuar ofensivës së fuqishme sovjetike ... Por më 12 maj të vitit 1944 u detyruam të dorëzohemi. Ne prisnim në breg. Erdhi një tank me ekuipazh të plotë të ushtarëve sovjetikë. Dhe neve na u tha: "Ushtarë gjermanë, dorëzohuni! Tani ju jeni robër lufte të sovjetikëve".

Ivanov dhe Kul i hodhën në letër kujtimet e veta disa vjet më parë, por tani emrat e tyre janë shkruar në një kopertinë. Duke prezantuar projektin në fjalë Valentin Ivanov u shpreh si vijon:

- Ky është një rast i paprecedent, kur libri shkruhet nga dy autorë që kanë luftuar kundër njëri-tjetrit gjatë viteve të luftës. Kështu dhe u njoha unë me Karlin. Ne ishim kundërshtarë në luftë, por ne nuk ishim armiq. Aq më tepër tani. Ne u bënë miq për kokë, duhet thënë. Jo, unë nuk mbaj mëri në shpirt për shkak të asaj që humba krahun në luftë. Ajo ishte luftë. Gjë me të vërtetë e tmerrshme ...

Valentin Ivanov përsëriti disa herë: "Unë shpresoj shumë se askush tjetër dhe kurrë më nuk do të jetë i detyruar të shkruajë kujtimet e veta mbi luftën". Me një shpresë po të tillë është i mbushur edhe Carl Kul:

- Libri shërben si një paralajmërim për vitet e ardhshme. Unë e kuptoj për mrekulli se ne të dyve nuk na kanë mbetur më shumë vite jetë, ne i kemi kaluar tashmë të 90-at. Por ne shpresojmë shumë se të rinjtë do të jenë më me fat se ne që të mos marrin kurrë pjesë në luftëra dhe të jetojnë gjithmonë në paqe.

0Libri i parë i përbashkët i kujtimeve të Valentin Ivanov dhe Carl Kul doli në dritë në rusisht. Dhe Carl Kul, gjatë qëndrimit të tij në Moskë, ishte mysafir i Valentin Ivanov. Në maj të vitit të ardhshëm pritet të botohet versioni në gjuhën gjermane i librit "Një luftë - dy fate". Dhe koloneli në rezervë Valentin Ivanov ka ndërmend të shkojë në Gjermani me ftesë të Carl Kul.