Programi "Mat në On Air" është nominuar në kategorinë "Program tematik". Programi "Format jo tipik" është nominuar në kategorinë "Program për fëmijë", ndërsa programi "Teoria e Gabimeve" në kategorinë “Program edukativ, iluminist”.

"Radiomania" është një çmim i përvitshëm në fushën e transmetimit radiofonik. Ky çmim u themelua në vitin 2002 nga Ministria e Telekomunikacionit dhe e Komunikimit masiv të Federatës Ruse dhe nga organizata jokomenciale ruse e punonjësve të medias "Mediasoyuz" për të rritur prestigjin e radios, për demonstrimin e arritjeve të telekomunikacionit në këtë sferë, shkëmbimin e eksperiencave dhe rritjen e nivelit profesional të punonjësve të radios.