Qendra e Drejtimit të Fluturimeve korrigjoi sot me sukses orbitën e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) për të siguruar orbitën operacionale të nevojshme për realizimin e bashkimit hermetik të Stacionit me anijen e pilotuar kozmike të transportit "Soyuz TMA-09M" (russ. "Союз ТМА-09М"), e cila do të startojë nga kozmodromi "Bajkonur" më 29 maj.

0Orbita e SKN-së u ngrit me ndihmën e anijes së mallrave "Progress M-19M" (russ. "Прогресс М-19М"). Motorët e "kamionit kozmik" punuan plot 859 sekonda. Si rezultat i këtij operacioni Stacioni u ngrit me rreth 2.6 km.