Tema e fjalës së Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, mbajtur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, ishte nevoja për të forcuar sigurinë në drejtimin jugor të vendit. Presidenti i kushtoi një vëmendje të veçantë luftës kundër trafikimit të drogës.

Putin tha se ekzistojnë të gjitha arsyet për të besuar se në të ardhmen e afërt situata në Afganistan do të komplikohet, grupet terroriste ndërkombëtare mund të përpiqen ta zhvendosin veprimtarinë e tyre në territorin e këtij vendi.

Një rrjedhë e tillë e ngjarjeve sjell rreziqe serioze për Rusinë. Në lidhje me këtë Federata Ruse duhet të ketë një strategji të qartë veprimi që merr në konsideratë skenarë të ndryshëm të zhvillimit të ngjarjeve, theksoi Kryetari i shtetit rus.