Në bregdetin lindor të Koresë së Veriut, si dhe më parë, vazhdojnë të mbeten të vendosura në komplekset e lëvizshme të lëshimit disa raketa balistike të tipit “Scud” dhe “Rodong”, pavarësisht faktit se aty nga 30 marsi u tërhoqën prej andej dy raketa me rreze të largët veprimi “Musudan”. Me një konfirmim të tillë doli sot gazeta e Seulit “Chosun Ilbo”.

0Sipas mendimit të burimeve ushtarake të Koresë së Jugut, tërheqja e raketave “Musudan” me rreze veprimi deri në 4 mijë km mund të jetë pjesë e operacionit të mashtrimit, hedhje hiri në sytë e vëzhguesve të huaj. Burimet nuk përjashtojnë faktin që njësitë raketore të Koresë së Veriut, të vendosura në bregdetin e Detit të Japonisë, të jenë ende në gatishmëri të lartë luftarake.