Në Francë u regjistrua rasti i parë i prekjes së njeriut nga një koronavirus i ri (i njohur edhe si hCoV-EMC), thuhet në deklaratën e Ministrisë franceze të Shëndetësisë të publikuar të mërkurën.

Të dhëna të detajuara mbi personin e infektuar nuk ka. Ajo çka dihet është se ai nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga një udhëtim në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Koronavirusi i ngjashëm me sindromën akute respiratore ose me pneumoninë atipike, u zbulua së pari në vitin 2003 në Azi. Asokohe nga epidemia e këtij virusi humbën jetën 800 persona.